Ushqimet e shëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë pa e kuptuar

Ushqimet e shëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë pa e kuptuar

Trendi i “të ushqyerit shëndetshëm” po rritet furishëm dhe njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë rreth asaj çfarë konsumojnë.

Zgjedhja e ushqimeve të papërpunuara, të freskëta e bio është jo pak e rëndësishme por nutricionistët shprehin një shqetësim: duke u fokusuar tek regjimet detox dhe se njerëzit po harrojnë kaloritë.

Para së gjithash duhet të dini se masa është ajo që ka rëndësi edhe kur bëhet fjalë për ushqime të shëndetshme.

Mund të hani “shëndetshëm” , por kini kujdes mos të hani më shumë nga se duhet, sepse efekti do të jetë i kundërt.

Me kalimin e viteve, metabolizmi ngadalësohet gjithnjë e më shumë dhe sasia e kalorive që merrni ka edhe më shumë rëndësi.

Më poshtë do të listojmë ushqimet që duhet t’i hani me masë, sepse në të kundërt do të kontribuojnë në rritjen e peshës dhe fitimin e kilogramëve.

Vaji i kokosit
Pavarësisht erës së mirë, recetave të shumta që e pranojnë këtë vaj dhe përfitimeve shëndetësore si të gjithë vajrat e tjerë dhe ai i kokosit është i pasur në kalori. Vetëm dy lugë nga ky vaj përmban rreth 240 kalori.

Smoothiet
Kjo pike është një mënyrë e mirë për të marrë mineralet dhe vitaminat nga frutat apo perimet, por nëse kombinimi nuk është ai i duhuri, smoothie do të jetë thjeshtë një “bombë kalorish” dhe jo lëndësh ushqyese.

Gjalpi i frutave të thata si (arrat, bajamet)
Frutat e thata janë aleati numër 1 i zemrës, por duhet pasur kujdes me sasinë që hani! Janë të pasura me shumë yndyrë e ndonëse e shëndetshme, kjo e fundit mund t’ju rrisë në peshë pa e kuptuar.

Fruta të thata
Një çerek filxhani qershi të thata ka të njëjtën sasi kalorish me një filxhan e gjysmë qershi të freskëta. Në vend të tyre është mirë të konsumoni fruta të freskëta që nuk i janë nënshtruar procese të ndryshme.

Mesazhi këtu nuk është të ndaloni së ngrëni këto ushqime, por të kini kujdes me masën, si me çdo gjë tjetër .

 

Shpërndaje në: