Ushtarakët britanikë zbulojnë ushtaren që kishte qenë pornostare (Foto)

Ushtarakët britanikë zbulojnë ushtaren që kishte qenë pornostare (Foto)

Një ushtare është goditur keq nga eprorët e saj pasi qindra nga fotografitë dhe videot e saj iu gjetën në sajtet pornografike.

Briony Murray është emri i saj, dhe mund të vërehet në shumë pozita provokuese, madje në njërën edhe në uniformë shkollore, shkruan Periskopi.

Këto fotografi dhe video ishin bërë para se 26 vjeçarja t’i bashkohej ushtrisë. Në një biografi të gjetur në porno thuhet se ajo e nisi karrierën si modele nudo në vitin e largët 2013.

Sipas The Sun, e kaluara e saj e përçudshme i ka shokuar kolegët e saj që kanë thënë se “ushtria po i punëson të gjitha llojet e njerëzve.”

Ata vazhduan: “Të gjithë kanë qenë krejt të shokuar nga e kaluara e Brionit.”

Sesioni i fundit fotografik i saj është bërë vetëm një vit pasi ajo iu bashkua Forcave të Armatosura.

Ushtria po ashtu ka komentuar duke thënë “Ajo është ushtare e mirë dhe kjo është çka ka rëndësi.”

Shpërndaje në: