Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Disa ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka mirëpritur Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim. /TCH

Shpërndaje në: