Ushtarët izraelitë e qëllojnë një tinejxher palestinez që kishte sy të lidhur e pranga

Ushtarët izraelitë e qëllojnë një tinejxher palestinez që kishte sy të lidhur e pranga

Ushtarët izraelitë e kanë qëlluar një tinejxher palestinez që ishte me sy të lidhur dhe me pranga që ishte arrestuar nën dyshimin se bënte pjesë se kishte marrë pjesë në prishje të rendit publik, derisa përpiqej të ikte.

Kjo e shtënë ndodhi pas një funerali në një fshat palestinez me emrin Tuqu’, në jug të Betlehemit të enjten e kaluar, sipas dëshmitarëve.

Fotografitë dhe videot nga kjo skenë prej banorëve të Tuqu’-t që po filmonin funeralin tregojnë 15 vjeçarin Osama al-Badan, me duart prapa shpine, që provonte të ikte nga të paktën katër ushtarë izraelitë që po i rrinin afër.

Osama al-Badan merr ndihmë nga një ushtar izraelit që ia fashon këmbën ku ishte qëlluar paraprakisht me pistoletë

 

Al-Badani ishte qëlluar dy herë, në secilën këmbë me pistoletë, ka thënë babai i tij, Aliu për CNN-in, përkthen Periskopi.

“Ai u mor nga ushtarët pa bërë asgjë.” Tha Ali al-Badani. “E akuzuan se kishte gjuajtur me gurë. Jam i sigurt që ai nuk e ka bërë atë gjë. Ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe do ta pranonte menjëherë nëse do të kishte gjuajtur me gurë. Por, a është kjo arsye që ai të qëllohej me armë?”

Deklrata nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit [IDF] thotë që incidenti ishte nën hetime.

Më herët gjatë ditës, një mësuese palestineze nga po i njëjti fshat u vra në një aksident trafiku, dhe prandaj një kallabllëk njerëzish u mblodhën në funeralin e saj. Pas funeralit, kishte një përplasje mes palestinezëve dhe forcave izraelite gjatë rrugës që çonte në Tuqu’.

Sipas IDF-së, turma kishte gjuajtur në masë të madhe gurë në drejtim të tyre dhe të veturave tjera “duke rrezikuar jetën e civilëve dhe forcave tona”.

Tinejxheri palestinez merr ndihmë mjekësore ndërsa babai i tij [në të majtë] e vëzhgon

Fotografitë dhe videot tregojnë skenën ku një grup i vogël palestinezësh u afruan për t’i dhënë ndihmë al-Badanit. Por ushtarët kishin bërtitur “Kushdo që afrohet, e pret një plumb në ballë!” /Periskopi

Shpërndaje në: