Ushtarëve britanik iu ndalohet të udhëtojnë në Kosovë pasi incizuan një orgji

Ushtarëve britanik iu ndalohet të udhëtojnë në Kosovë pasi incizuan një orgji

Qindra ushtarëve britanikë thuhet se janë ndaluar nga dislokim vjetor i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, pasi shpërndanë video të një orgjie në një kazermë ushtarake.

Në një letër drejtuar gjeneralëve dhe oficerëve komandues, kreu i ri i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, tha se nuk ishte i gatshëm të “rrezikonte misionin apo reputacionin e ushtrisë britanike” duke i dërguar ata jashtë shtetit, raporton The Guardian, përcjell lajmi.net.

Gjatë këtij muaji, u raportua se tetë parashutistë nga Brigada 16 Sulmuese Ajrore ishin nën hetimin e policisë pasi u filmuan duke kryer orgji në kazermën e Essex, ndërsa dhjetëra të tjerë shikonin

Megjithëse policia ushtarake konstatoi se nuk ishte kryer asnjë krim, Sanders tha se aktiviteti mund të ishte interpretuar për “denigrim të grave” dhe se ai binte ndesh me vlerat dhe standardet e ushtrisë”.

Dislokimi vjetor në Ballkan përfshin stërvitje 10-ditore me aleatët e NATO-s, megjithëse trupat normalisht qëndrojnë për më shumë se një muaj.

Më se 400 parashutistë udhëtojnë si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë. Ata do të humbasin medalje dhe pagesë shtesë që zakonisht marrin për dislokimin jashtë shtetit.

Shpërndaje në: