Ushtria e Izraelit: Mbrëmë e bombarduam Libanin

Ushtria e Izraelit: Mbrëmë e bombarduam Libanin

Ka eskaluar Izraeli në përgjigjen e saj kundër sulmeve me raketa gjatë kësaj jave duke e bombarduar Libanin, ka thënë ushtria Izraelite.

Ushtria në deklaratën e saj theksoi që avionët i nisën bombardimet në vendin prej të cilit ishin lansuar raketat para një dite, por edhe në shënjestra tjera prej të cilave ishte sulmuar në të kaluarën Izraeli.

Disa grupe militante operojnë në Liban por asnjëra nuk ka marrë përgjegjësinë, raporton Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretenduan që shteti i Libanit ishte përgjegjës për bombardimin dhe paralajmëroi “hapa tjerë nëse provonte të lëndonte civilët apo sovranitetin e shtetit hebre”.

Bombardimet gjatë natës shënuan një eskalim të papritur në një kohë mjaft sensitive.

Koalicioni qeveritar me tetë parti i Izraelit po mban armë-pushimin e brishtë që i dha fund luftës 11 ditëshe me Hamasin që sundon me Gazën. Por, incidentet po vazhdojnë.

Televizioni al-Manar TV që ka për pronar Hezbollahun raportoi për sulmet në ora 2 të natës, duke thënë që ishte goditur një zonë boshe në fshatin Mahmoudiya.

Një ditë më herët, tri raketa kishin rënë në territorin izraelit nga Libani. /Periskopi

Shpërndaje në: