Ushtria e K. Jugore: Korea e Veriut ka lansuar raketë prej bregut lindor të saj

Ushtria e K. Jugore: Korea e Veriut ka lansuar raketë prej bregut lindor të saj

Korea e Veriut ka gjuajtur me raketë të rrezes së vogël drejt detit jashtë bregut lindor të martën në mëngjes, ka thënë ushtria koreano-jugore.

Testi ndodhi derisa ambasadori i Koresë së Veriut në OKB tha që askush nuk mund t’i mohonte Pyongyangut të drejtën për vetë-mbrojtje dhe për t’i testuar armët.

Më herët gjatë këtij muaji Pyongyangu kishte testuar edhe raketat e saj balistike e edhe ato të detit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Por disa ditë më parë, Korea e Veriut kishte shprehur gatishmërinë për t’i hyrë negociatave me Jugun.

Ushtria amerikane ka thënë në një deklaratë që ishte e vetëdijshme për lansimin e raketës por që ajo nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm ndaj personelit amerikan apo aleatëve të saj.

Shpërndaje në: