Ushtria ruse godet me raketa rajonin e Lvivit, Ukraina: Rusët po intensifikojnë sulmet në lindje

Ushtria ruse godet me raketa rajonin e Lvivit, Ukraina: Rusët po intensifikojnë sulmet në lindje

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar sulme me raketa dhe granatime në disa rajone, ndërsa forcat ruse fokusojnë përpjekjet e tyre në vijat e frontit në Luhansk. Por ata pretendojnë suksese të mëtejshme në rajonin e Kharkiv.

Një sulm i rrallë raketor është raportuar në rajonin perëndimor të Lviv. Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha sot herët më mëngjes se; “rusët po mbledhin pajisje dhe fuqi punëtore më afër Severodonetsk dhe po përgatiten për ta sulmuar atë”.

Severodonetsk është një nga disa qytete industriale në lindje që kanë pësuar bombardime të pamëshirshme për javë të tëra, ndërsa forcat ruse përpiqen të thyejnë mbrojtjen ukrainase.

Hayday tha se fabrika kimike e qytetit dhe ndërtesat e larta ishin goditur. CNN shkruan se 11 ndërtesa shumëkatëshe në lagjet e reja dhe të vjetra të qytetit u goditën, dhe disa banesa morën flakë. Hayday pohoi se disa vendbanime në jug dhe në perëndim të Severodonetsk u sulmuan gjithashtu, duke përfshirë Vrubivka dhe Komyshuvakha. Ukraina ka dhënë pak detaje rreth kundërofensivës së saj në rajonin e Kharkiv, ku trupat e saj kanë bërë përparime të rëndësishme në veri dhe lindje drejt kufirit rus. Qëllimi i ofensivës ukrainase është të shkurtojë linjat ruse të furnizimit që përpiqen të avancojnë në rajonin e Donetsk

Shpërndaje në: