Ushtria ukrainase: Trupat ruse kanë vrarë 12 civilë në Luhansk

Ushtria ukrainase: Trupat ruse kanë vrarë 12 civilë në Luhansk

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thonë se 12 persona u vranë në rajonin lindor të Luhanskut dhe 60 prona u shkatërruan nga bombardimet ruse.

Por, sipas tyre, forcat ruse s’duket që kanë bërë ndonjë përparim në frontet kryesore në Luhansk dhe Donetsk të enjten.

12 personat u vranë në qytetin e Severodonetsk, sipas kreut të administratës ushtarake në Luhansk, Serhii Hayday.

Hayday tha se shumë shtëpi u shkatërruan në gjithë zonën, shkruan CNN.

Pavarësisht bombardimeve intensive, ukrainasit thonë se ende po qëndrojnë duke mbrojtur frontet.

“Sulmi në Severodonetsk ishte i pasuksesshëm. Rusët pësuan humbje të personelit dhe u tërhoqën”, tha Hayday.

Oleksandr Striuk, kreu i administratës ushtarake të qytetit Severodonetsk, tha se ka deri në 15,000 civilë ende janë në qytet, të cilët jetojnë në strehimore dhe bodrume për t’u ruajtur nga bombat.

Megjithatë, ai tha se pjesë të mëdha të qytetit janë shkatërruar.

Shpërndaje në: