Usyk flet para meçit të së shtunës ndaj Joshua: Nuk po mendoj për të

Usyk flet para meçit të së shtunës ndaj Joshua: Nuk po mendoj për të

Oleksandr Usyk ka dhënë disa komente interesante para meçit që mund të konsiderohet si më i rëndësishmi në karrierën e tij.

Boksieri ukrainas ka thënë se nuk po mendon fare për kundërshtarin e tij Anthony Joshua, por është i fokusuar që të përfundojë kampin stërvitor.

Po ashtu, ai ka thënë se fokusi i tij qëndron te biri i tij, i cili tani po vijon shkollën në klasën e parë.

“Tani për tani, nuk po mendoj për Anthony Joshuan. Nuk po mendoj se çfarë do të bëjë ai, çfarë do të përdorë apo si do të boksojë”, tha Usyk për Sun, transmeton Periskopi.

“Tani kam paksa kohë për ta përfunduar kampion tim stërvitor dhe pastaj ka mundësi që mendoj për meçin”, shtoi ukrainasi.

“Në këtë kohë po mendoj më shumë se si po ndihet biri im në shkollë, sepse ai sapo e ka nisur klasën e parë dhe nuk donte të shkonte në shkollë. Ai më thoshte: ‘Nuk dua të shkoj në shkollë baba. Po mërzitem në shkollë dhe ti nuk je aty’. Por çdo gjë është në rregull tani, duket se ai është qetësuar. Prandaj, mbase do të mendoj më shumë për atë që mund ta bëjë Anthony Joshua në ring”, tha mes tjerash ai.

Titujt e WBA, IBF, WBO dhe IBO do të kontestohen mes Joshua e Usyk në Stadiumin e Tottenham Hotspur, më 25 shtator.  /Periskopi/

Shpërndaje në: