Usyk: Fury nuk dëshiron të luftojë sepse ka frikë nga unë

Usyk: Fury nuk dëshiron të luftojë sepse ka frikë nga unë

Oleksandr Usyk, kampioni i peshave të rënda, është befasuar nga komentet e fundit të Tyson Fury, i cili është i bindur se nivelet e tyre  në boks janë të pakrahasueshme.

Pasi mposhti Dillian Whyte në gjashtë raunde në stadiumin Wembley të Londrës në prill, Fury njoftoi se do të pensionohej, shkruan Periskopi.

Por, shumica e ekspertëve parashikojnë se Fury do të ndeshet sërish fituesin e meçit Usyk – Anthony Joshua që zhvillohet me 20 gusht në Arabinë Saudite.

“Me ndihmën e Zotit do të ndodhte”, tha Usyk për IFL TV.

“Tyson thotë se nuk dëshiron të më boksojë apo të më luftojë sepse nuk jam në nivelin e tij.

“Por, sepse ai ka frikë nga unë.

“Ai ndoshta po bën shaka [duke kërkuar 500 milionë dollarë për të luftuar sërish].

“Kush do t’i jepte atij 500 milionë dollarë? Unë gjithashtu dua 500 milionë dollarë, dhe çfarë?”, th ai.

Shpërndaje në: