Zyrtare: Genc Nuza dhe asistentë të tjerë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Zyrtare: Genc Nuza dhe asistentë të tjerë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Superliga e Kosovë po vazhdon progresin në çdo segment.

Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati. Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në Conference League, dëshmon punën e mirë që është bërë në futbollin tonë edhe në aspektin e ndarjes së drejtësisë. E për këtë arritje Nuza e ka falënderuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Pjestarë të Superligës

Shpërndaje në: