Vjosa Osmani takohet ‘rastësisht’ me Arben Vitinë në ditën e zgjedhjeve

Vjosa Osmani takohet ‘rastësisht’ me Arben Vitinë në ditën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket se pas votimit ka gjetur kohë të takohet me kandidatin për Kryetar të Prishtinës në radhët e Vetëvendosjes, Arben Vitia.

Një foto e shpërndarë në rrjetin social facebook nga deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e “Listës Guxo”, Doarsa Kici-Xhelili, ka bërë të ditur këtë takim të Presidentes me Vitinë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja duhet të jetë apartiake dhe nuk duhet të përkrahë asnjë parti politike.

Nuk dihet nëse kjo foto do të ndikojë në procesin zgjedhor që po zhvillohet sot.

FOTO:

Shpërndaje në: