Vajza e Bill dhe Clinton falenderon pas lindjes së djalit: Harron shqiptarët

Vajza e Bill dhe Clinton falenderon pas lindjes së djalit: Harron shqiptarët

Vajza e ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish sekretares Hillary Clinton para disa ditësh u bë nënë për herë të tretë.

Ajo e lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Jasper. Për një gjë të tillë kishin shkruar të ngazëllyer edhe çifti Clinton, siç përcjellte Periskopi.

Ky lajm kishte bërë që shumë shqiptarë të vërshonin me urime që Bill dhe Hillary ishin bërë gjyshër për të tretën herë.

Sidoqoftë, vajza e tyre, zonja Clinton, ka falënderuar familjen Lenox Hill të mjekëve, infermierëve dhe stafin për (sic) kujdesin e mrekullueshëm gjatë ditëve të kaluara, për familjen e veçanërisht Jasperin.

Duket se ajo ka injoruar fansat e shumë shqiptarë të familjes së saj që iu turrën faqeve shqiptare të lajmeve duke i shkruar urimet. /Periskopi

 

Shpërndaje në: