Vajza e Jakup Krasniqit – Hekuran Muratit: Pse kjo urrejte patologjike ndaj UÇK-së?

Periskopi.com Lajme

E bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa ka reaguar për një status të vitit 2016 të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili shkruante se për “tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”

Gresa në një postim në Facebook ka shpërndarë statusin e Muratit dhe e ka pyetur se ‘pse kjo urrejtje patologjike ndaj UÇK-së”.

Ajo tha se UÇK ka qenë organizatë çlirimtare me pjesëtarë vullnetarë, të cilët e rrezikuar vetën dhe familjarët e tyre “në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot – Lirinë”.

“UÇK ka qenë organizatë çlirimtare me pjestarë vullnetarë të cilët rrezikuan jo vetëm veten por edhe familjarët e tyre në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot- LIRINË”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Pse kjo urrejte patologjike ndaj UÇK-së?
Pse kjo dëshirë kaq e sëmur për të krijuar urretje ndaj çdo pjestari të UÇK-së që guxoi të luftoj?
A mendon Hekurani se lufta sdo duhej të bëhej kurrë, e Hekurani e shumë Hekuranë të tjerë ta gëzonin vllazërim-bashkimin me Serbinë?
A mendon Hekurani se gabimi më i madh është UÇK-ja dhe lufta e lavdishme e saj?
Hekuran, a ti pysim familjarët e dëshmorëve çka mendojn për luften e për ty? A ti pysim familjarët e veteranëve çka mendojnë per lirinë?
Hekuran, logjika jote është aq e cekët saqe është e pamundur me tejkalu pertej urretjes tënde per UÇK-në. E tash me lejo mua “një fmi i komandatëve” qysh shpesh keni qef me na quajt, me të tregu se ky krahasim i yti i ushtarëve vullnetarë të “luftes guerile” me një ushtri të rregullt është krahasimi më absurd që një njëri me mendje e logjikë të shëndoshë mund të bëjë.
UÇK ka qënë organizatë çlirimtare me pjestarë vullnetarë të cilët rrezikuan jo vetëm veten por edhe familjarët e tyre në këmbim të asaj që ti aspak se meriton sot- LIRINË.

UÇK është ushtria me e lavdishme çlirimtare e shqiptarëve por që as armatim të denjë ska pas. A ish çliru Kosova pa ndihmen e NATO-së dhe kombeve e organizatave tjera ndërkombëtare? JO!
A e kish marrë Kosova mbështetjen e NATO-së dhe përkrahjen e kombeve dhe organizatave tjera ndërkombëtare, pa këtë luftë të lavdishme guerile? JO, kurrë as edhe 500 vjet tjera!
Hekuran në ata “tre muaj të asaj lufte guerile” 10.812 shqiptar mbetën të vrarë, mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat. Këto të dhëna gjenden në një raport të organizatës së OKB-së për refugjatët, (UNHCR), e cila njofton se 862,979 refugjatë u larguan nga Kosova nga 23 marsi deri më 9 qershor 1999.
Janë 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë.
Në dokumentet e Tribunalit të Hagës, në aktakuzat e prezantuara për shumë të akuzuar për krime lufte nga pala serbe, prej marsit të vitit 2000 janë identifikuar 529 varreza masive, shumica dërmuese e tyre në Kosovë. Në këto varreza janë gjetur trupat e pajetë të 4.300 personave të vrarë.
Pas luftës së Kosovës, në Serbi janë zbuluar disa varreza masive, ku janë futur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Sipas UNIMK-ut në vitin 2001, trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë janë gjetur në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, ku u zbuluan 744 trupa. Në të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, në një varrezë tjetër masive u gjetën 61 trupa.
Në vitin 2001, në liqenin Peruqac u zbulua një varrezë masive me 84 trupa. Në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë u gjetën mbetjet mortore të 52 personave. Dhe së fundmi në vitin 2020 u zbulua një varrezë masive në afërsi të Rashkës në Kizhevak me mbetjet mortore të 17 personave që besohet se janë shqiptarë të Kosovës.
Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë.
E mos të flasim për shkatrrim të pronës private. Vetem në fshatin tim në Negroc, pas luftës mbeten vetëm rrënojat sepse çdo gjë u dogj e u shkatrrua nga forcat serbe.
Prandaj Hekuran, ti ndoshta lirinë e ke pas krejt të lirë, por ne që e kemi vuajt atë sistem, lirinë e kemi shumë të shtrenjtë!
Prandaj Hekuran, ti e soji yt, PO duhet me falenderu çdo dëshmorë, çdo të vrarë, çdo të zhdukur, çdo të dhunuar dhe çdo veteran, për lirinë që aq pa meritë e gëzon.
Veç fal kësaj “lufte guerile” ti sot me aq pak dinjitet përfaqëson institucionet e Kosoves.
Po Hekuran, e ki të domosdoshme për çdo ditë që e gëzon, me ju thane faleminderit.
Vetem ti smeriton falenderime!