Vajza e Paul Walker publikon foto për herë të parë që prej vdekjes së babait (Foto)

Vajza e Paul Walker publikon foto për herë të parë që prej vdekjes së babait (Foto)

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker, ka publikuar një fotografi në Instagram – dhe duket aq shumë si babai i saj.

Me sytë e saj të kaltër dhe buzët e plota, bukuroshja 18-vjeçare i ngjan shumë aktorit të Fast and Furious, i cili vdiq në një aksident me veturë më 2013.

Paul ishte vetëm 40 vjeç kur vdiq dhe vdekja e tij pati pikëlluar të gjithë adhuruesit e filmave, transmeton Gazeta Express.

Meadow kishte qëndruar në heshtje në rrjete sociale dhe ishte tërhequr pothuajse tërësisht pas vdekjes së babait të saj.

Por tani, ajo theu heshtjen e saj dhe publikoi një foto në Instagram, e cila u pëlqye më shumë se 65,000 herë brenda 24 orëve.

Shpërndaje në: