Ja çfarë vendimi u mor për vajzën që veshi minifund në Arabinë Saudite (Foto)

Ja çfarë vendimi u mor për vajzën që veshi minifund në Arabinë Saudite (Foto)

Një grua sauditë që u shfaq në një video në internet e veshur me një fund të shkurtë është konsideruar si një ‘incident’ nga autoritetet saudite, ku më pas ajo është liruar.

Gruaja, e identifikuar si Modeli Khulood, u lirua pasi u tha hetuesve se videoja ishte postuar në mediat sociale pa vetëdijen e saj.

“Ajo u lirua pa pagesë dhe rasti u mbyll nga prokurori”, deklaroi burimi nga qendra saudite për komunikimet ndërkombëtare.

 

 

Një video që ka qarkulluar në Snapchat shihet ajo duke u shëtitur në një fshat ku vërehen objekte të ndërtuar me tulla të baltës, e kishte zemëruar një person i cili e kishte inxhizuar duke shkuar deri në arrestimin e saj nga autoritetet saudite.

Gratë në mbretërinë ultra-konservatore të Arabisë Saudite janë të detyruar me ligj të veshin rroba të gjata dhe shami, ato për të ngasur veturën dhe veprimeve të tjera që i parasheh ligji janë të detyruara të kërkojnë pëlqimin e një kujdestarit të gjinisë mashkullore.

Megjithatë, komentuesit e videos, shumica e tyre e mbështetën, duke iu referuar edhe vizitës së Donal Trump muajin e kaluar, me ç’rast bashkëshortja e saj Melanie Trump dhe vazja e saj Ivanka Trump u vlerësuan gjerësisht nga komentuesit sauditë për elegencën e tyre.

Një përdorues i mediave sociale mbivendos fytyrën e Ivanka Trump në atë të Khulood.

Në një vend ku debate për dyja gjinitë është shumë i politizuar, shpesh mediat sociale janë shtytësit për saduitët e rinj për të komentuar çështjet e aktualitetit./Periskopi/

 

Shpërndaje në: