Vakia e re në futboll: Fëmijët nën 2 vjeç s’do të mund të shkojnë në stadium për t’i parë Rashicën me shokë

Vakia e re në futboll: Fëmijët nën 2 vjeç s’do të mund të shkojnë në stadium për t’i parë Rashicën me shokë

Norwich City e ka marrë një vendim të papritur dhe të padëgjuar më parë për tifozët.

Në fakt, klubi anglez, ku aktivizohet futbollisti kosovar, Milot Rashica, ka vendosur që, kur të luajë si vendës, të mos e lejojë futjen në stadium të fëmijëve nën dy vjeç.

Ky vendim i klubit nga “Carrow Road” erdhi si përgjigje e hulumtimeve të shkencëtarët, të cilët e nxorën konstatimin se veshët e fëmijëve nën dy vjeç mund të dëmtohen nga zhurma dhe brohoritjet e tifozëve.

Sa u përket klubeve, Norwichi bëhet i pari që e merr këtë vendim.

Kurse, një vendim të tillë e kishte marrë vitin e kaluar edhe stadiumi “Wembley” për ndeshjet që organizohen nga Federata e Futbollit të Anglisë, duke mos ua lejuar hyrjen në stadium fëmijëve nën dy vjeç për shkak të pasojave afatgjate në vesh.

Kjo është pjesë e një trendi të ri të klubeve, të cilat po mundohen ta ruajnë shëndetin e tifozëve, shkruan “Gazeta Express”.

Watfordi e ka instaluar një zonë ndijore për tifozët autikë në “Vicarage Road”.

Shpërndaje në: