Vaksina e Oksfordit po funksionon perfekt, ndërton imunitet të fortë ndaj koronavirusit

Vaksina e Oksfordit po funksionon perfekt, ndërton imunitet të fortë ndaj koronavirusit

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën.

Tani studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Bristolit kanë zbuluar se kjo teknologji e guximshme funksionon te njeriu,  ashtu si shumë vaksina që kanë vepruar për viruse të tjera të ngjashme në të kaluarën.

Një studim, duke përdorur qelizat në laborator, zbuloi se vaksina jep në mënyrë efektive një fuqi, për arsye të shtimit të një doze proteine. Ajo fillon të shpërndahet nëpër trup dhe kjo do të thotë që sistemi imunitar i një personi fillon ta njohë sëmundjen dhe ta luftojë atë pa u sëmurë.

Dr. David Matthews nga Shkolla “Bristol’s Cellular and Molekular Medicine” (CMM), i cili e nisi këtë zbulim, tha: “Deri më tani, teknologjia nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigje të qartë, por ne tani e dimë që vaksina po sjell përfitime te njerëzit. Ne e prisnim këtë lajm dhe ky është vetëm një lajm i mirë në luftën tonë kundër sëmundjes”.

Në kohën kur bota pret për rezultatet e provave dhe nëse vaksina e Oksfordit funksionon vërtet, gjetjet e reja janë hapi tjetër përpara.

Deri më tani, në Britaninë e Madhe janë regjistruar 810.467 raste të infeksioneve dhe 44.347 vdekje. Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të prekura në Evropë, shkruan Dailymail.

Shpërndaje në: