Vaksina ka: Kurti njofton popullin pasi Vitia nënkuptoi se vaksina s’ka

Vaksina ka: Kurti njofton popullin pasi Vitia nënkuptoi se vaksina s’ka

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se vaksina Pfizer janë mungesë në Kosovës ku ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohet edhe me AstraZeneca.

Vitia ka thënë se aq sa ka vaksina, ka terminë, duke lënë të nënkuptohet që ka mungesë të vaksinave.

E për këtë ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ka vaksina dhe se procesi i vaksinimit po vazhdon.

“Ngushëllime familjarëve e qytetarëve që humbën më të dashurit e tyre. Qeveria juaj është e përkushtuar në luftën tonë të përbashkët. Vaksina ka dhe vaksinimi po vazhdon, e shumë shpejt edhe më shumë vaksina do të vijnë, sepse ato janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo pandemi. Mbani distancën, maskën dhe higjienën personale.”, ka shkruar Kurti krahas videos nga konferenca e sotme.

Ndryshe, qytetarët tash e sa javë po ankohen se nuk ka termine të lira për vaksinim dhe se disa kanë thënë se nuk ka edhe vaksina./Periskopi/

‘Aq sa kemi vaksina, aq kemi termine’: Vitia lë të nënkuptohet se ka mungesë të vaksinave

Shpërndaje në: