Vaksina kundër koronavirusit kalon me sukses testin e parë

Vaksina kundër koronavirusit kalon me sukses testin e parë

Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.

Testimi u krye nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto.

Rezultati i fazës eksperimentale tek kafshët ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.

“Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëndësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto, transmeton oranews. Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikro gjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë ku reagimi imunitar është më i fortë.

Proteina spike shpërndahet në epidermë pa dhimbje.

Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.

Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vaksinën PittCoVacc, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaccine.

Shpërndaje në: