Vaksinohet aktorja Krasniqi: Nuk aktron në momentin e vaksinimit, thotë që është ‘tucajkë’

Vaksinohet aktorja Krasniqi: Nuk aktron në momentin e vaksinimit, thotë që është ‘tucajkë’

Aktorja e njohur ka bërë publike momentin e vaksinimit.

Teuta Krasniqi, ndau fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram duke iu bashkuar një numri figurash publike shqiptare që tashmë janë vaksinuar.

Ajo ka zgjedhur të falënderoi stafin mjekësor gjithashtu edhe bëri thirrje të vaksinohen kush nuk e ka që sipas saj mund ta shpëtojnë veten dhe të tjerët.

“Unë u vaksionova ?Staf profesional me nje super organizim. Une që jam ‘tucajkë’ prej cdo lloj inekcioni, as që e kam ndje… Infermierja Shpresa e kishte doren e lehte si flutur. Merre vaksinën, shpëtoje veten, familjen dhe gjithe rrethin tënd ???“Better safe than sorry””, ka shkruar Teuta Krasniqi në përshkrimin e postimit të publikuar.

Kujtojmë se, së fundi ajo kishte ditëlindjen dhe mori një super dhuratë nga bashkëshorti i saj, Adonis Morina.

Shpërndaje në: