Valdete Daka: Sot përfundon numërimi i votave me kusht
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se sot gjatë ditës do të përfundoj numërimi i votave me kusht.
Sipas saj, deri më tani ka përfunduar procesi i numërimit në 17 komuna të Kosovës.
Daka ka bërë me dije se janë rreth 25 mijë vota me kusht të cilat i janë nënshtruar procesit të numërimit.
Duke folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare, ajo ka thënë se shpejt do të ndodhë një proces i tillë.
“Rezultatet përfundimtare sigurisht qe do të kryhen shpejt, brenda dy tri ditë.”, ka thënë Daka për ‘Indeksonline’.
Ndërsa, sa i përket certifikimit të rezultatit zgjedhor, e para e këtij institucioni ka thënë se nëse nuk ka ankesa, atëherë do t’i bëjnë menjëherë.
“Nëse ka duhet me prit PZAP-in me i përfundu punët e veta”, ka shtuar ajo.
Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë mbajtur më 11 qershor. Partitë kanë kritikuar KQZ-në për vonesën në certifikimin e rezultateve.



