Valon Behrami te Brescia

Valon Behrami te Brescia

Valon Behrami ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Genoas që garon në Serie A për t’u transferuar te Brescia, ekip që luan në Serie B.

Kështu ka raportuar të premten sajti italian “Calciomercato”. Bëhet e ditur se krerët e Genoas ia kanë propozuar Brescias mesfushorin kosovar, i cili ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Te Brescia e shohin Behramin si përforcim të rëndësishëm për mesfushën dhe në tentimin për t’u kthyer në elitën e futbollit italian.

Brescia, aktualisht zë vendin e tretë në Serie B me 34 pikë, katër më pak se Pisa që është lidere. Behrami 36-vjeçar iu bashkua Genoas si lojtar i lirë para dy vjetësh dhe këtë sezon ka dhjetë paraqitje në kampionatin italian.

 

Shpërndaje në: