Valon Berisha detyrohet ta këndojë këngën e Justin Bieber në zhveshtore, në sy të tërë skuadrës

Valon Berisha detyrohet ta këndojë këngën e Justin Bieber në zhveshtore, në sy të tërë skuadrës

Chelsea vijon të ketë probleme me dëmtimet e lojtarëve, në prag të sfidës kthyese kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Frank Lampard mori kokëdhimbje në takimin ndaj Arsenal në finalen e Kupës FA, kur Cesar Azpilicueta dhe lojtari më në formë i skuadrës Christian Pulisic u detyruan të linin fushën.

Ky i fundit pësoi një lëndim në këmbë dhe tani është mësuar edhe koha se sa do të jetë në infermieri.

Talksport ka kuptuar se Pulisic do të mungojë katër deri në pesë javë – fiks në kohën kur edhe fillon sezoni i ri i Premierligës.

Chelsea do të paraqitet ndaj Bayern me mungesa të theksuara, të shtunën me fillim nga ora 21:00. Ndeshja e parë në ‘Stamford Bridge’ përfundoi 3:0 në të mirë të Bavarezëve.

Shpërndaje në: