Valon Berisha sulmon ashpër ekipin e Kosovës: S’dinim as ta pasonim topin, kjo humbje nuk hahet

Valon Berisha sulmon ashpër ekipin e Kosovës: S’dinim as ta pasonim topin, kjo humbje nuk hahet

Valon Berisha ka qenë tepër i ashpër me paraqitjen që ka bërë sonte Kombëtarja e Kosovës ndaj Çekisë.

Kosova humbi ndaj Çekisë 2-1 duke i humbur të gjitha gjasat për kualifikim në Euro 2020, shkruan Periskopi.

Dhe paraqitjen ekipore të sontme e ka kritikuar ashpër Valon Berisha, duke thënë se nuk e di as vetë pse luajtën aq dobët.

“S’di, s’di. Ta kishim dhënë bile 50 për qindëshin. Sidomos pjesa e parë ka qenë tepër e dobët. Pastaj në të dytën e dhamë një gol, dhe në vend se të luanim pak më mirë, ne veç donim të mbroheshim.” – deklaroi ai.

Më tej, z.Berisha vazhdoi të bënte grimasa me fytyrë duke shprehur pakënaqësinë dhe vazhdoi me ton të ashpër të kritikonte kombëtaren ku bën pjesë.

“Po të luanim më mirë, do të hahej diqysh humbja. Por kjo paraqitje nuk hahet.” – tha më tej ai.

Ai ka kritikuar edhe pamundësinë e lojtarëve të Kosovës për të pasuar topin me njëri-tjetrin dhe prë të ndërtuar aksione kundër-sulmuese. /Periskopi

Shpërndaje në: