Valon Syla ‘e kopjon’ Arben Vitinë, shfaqet me mindil në emision

Periskopi.com Fun

Gazetari Valon Syla ka mbajtur premtimin e dhënë në rrjetet sociale, se do të vijë në studiot e emisionit ‘Pressing’.

Madje, Syla në këtë emision ka shpjeguar edhe simbolikën e këtij mindili, që sipas tij ka kuptim ironizues.

“Për çka mbahet mend është mindili, do ta mbaj mindilin në shenjë përkujtimi për ministrin Vitia dhe kandidatin suprem për Prishtinë, në raste të caktuara mund ta heqim, si fjongo nëpër drutë e Prishtinës. Është pak a shumë ky mesazh”, është deklaruar ai.

“Unë mendoj që këto zgjedhje janë pak a shumë reciklim nga të gjitha partitë politike, e sidomos nga partia fituese me 50.28 përqind e zgjedhjeve parlamentare. Ku e kemi një ministër që ka dështuar në menaxhimin e Covidit dhe gjithashtu është kandidat për kryetar të Prishtinës”, ka shtuar tutje gazetari Syla.

Shpërndaje në: