Valon Syla pas deklaratave të Pacollit: Oj Fitore t’u gëzoftë zemra, që naj shtine shllafin mrena

Periskopi.com Lajme

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me deklaratat e djeshme të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për instalimin e një fontane në Kuvend, ku deputetët do të pinin ujë me grushte.

Syla ka thënë se nuk beson që ajo nuk e di dallimin mes kroit e fontanës.

Syla ka thënë se deklarata e saj i përngjan gëzimit të disa personave në një fshat të Prishtinës, ku i këndohej instalimit të ujit brenda shtëpisë.

“Këta e dinë fort mirë, fontanë e kru… Kjo i përngjan instalimit të ujit për herë të parë në një katun të Prishtinës…. sikur me thënë oj Fitore t’u gëzoftë zemra që naj shtine shllafin mrena”, ka thënë Syla në t7. /Periskopi/