Valon Syla për rastin me Sunny Hill: Vetëvendosja janë anti-pare

Valon Syla për rastin me Sunny Hill: Vetëvendosja janë anti-pare

Gazetari Valon Syla ka komentuar largimin e festivalit Sunny Hill nga Prishtina.

Syla thotë se problemi qëndron tek partia që ka pushtetin qendror. Ai shton se VV ka qasje anti-kapitaliste që e lavdëron njeriun e varfër dhe e përçmon të pasurin.

“VV e ka një qasje e cila është anti-kapital, anti-pare. Shpeshherë e kemi folur në këtë studio se ata thonë se kush i ka dy pare më shumë në xhep është më i poshtër se ky që i ka. Pra që i varfëri është njeri më i mirë se i pasuri. Fatkeqësisht edhe partitë tjera kanë dozë të Albinizimit. Mbyllëm bastoret. Qytetari del jashtë shtetit për të luajtur bastore”, tha ai.

“Biznesin e kemi vrarë. Kur ka qenë Shpendi, edhe dritat për vit të ri u tutshin mi qit se reagojshin kategoritë islamike. Bastorët i kanë mbyllur. Pse nuk po e shtinë sheriatin”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: