Valverde: Fati mund të luaj në Ligën e Kampionëve

Valverde: Fati mund të luaj në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mund t’i jap mundësinë sulmuesit Ansu Fati, për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Fati këtë sezon është bërë lojtari më i ri që luan në LaLiga dhe nëse do të debutojë kundër gjigantit gjerman do të jetë lojtari më i ri që debuton në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Valverde ka thënë se nëse ai do të luaj nuk do të jetë ngase dëshiron për të thyer këtë rekord, por që i nevojitet klubit, transmeton KosovaPress.

“Nuk kam biseduar shumë të. Nuk më pëlqen t’i jap shumë këshilla, por flas më të. Të gjithë po e trajtojnë normalisht. Nëse do të luaj nuk do të jetë ngase do të thyente ndonjë rekord, por që klubit i nevojitet”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: