‘Van Dijku i vogël’ – 17-vjeçari që po i bashkohet Liverpoolit është talent i rrallë, shikoni aftësitë e tij

Periskopi.com Sporti

Liverpooli pritet të kompletojë transferimin e parë të verës – Stepp van den Berg, transmeton Periskopi.

Sipas “The Telegraph”, klubi nga “Merseyside” ka fituar garën për holandezin e shumëvlerësuar, derisa ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën para se të kompletojë transferimin 2 milionësh.

Skuadra e Jurgen Kloppit thuhet se ka mposhtur garën e Bayern Munichut dhe Ajaxit, të cilat raportohet se e dëshironin me çdo kusht 17-vjeçarin.

Van Den Berg është etiketuar si “Van Dijku i vogël” dhe madje mund të formojë partneritet me bashkëkombasin e tij në vitet e ardhshme në “Anfield”.

Për t’i nënvizuar aftësitë e tij është krijuar një video me titullin “Sepp van den Berg – Mirësevjen te Liverpooli – Van Dijku i ardhshëm, ndërhyrje të çmendura dhe aftësi 2019”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: