Vapa në Prishtinë: Alivanoset në rrugë një qytetar
Një qytetar është alivanosur në rrugë të premten në Prishtinë, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Atij i ka ofruar ndihmë mjekësore shërbimi emergjent, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas meteorologëve, temperatura të larta do të mbretërojnë edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.
Për sot parashikohet mot me diell dhe vapë, të dielën pritet mot me vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.



