Varane qëndron te Reali

Varane qëndron te Reali

Raphael Varane insiston se është i lumtur te Real Madridi dhe se nuk planifikon të largohet nga Santiago Bernabeu.

Francezi shpeshherë lihet në bankën rezervë të gjigandit madrilen dhe kjo shtuar zërat për mundësinë e largimit të tij nga 11 herë kampioni i Europës.

“Unë i besoj klubit dhe trajnerit. Kam folur shumë me të dhe ai më beson mua. Kjo është një ndër arsyet pse unë qëndroj te Real Madrid. Ndihem mirë këtu”, deklaroi francezi.

“Mendoj se kam marrë një vendim për të qëndruar këtu dhe se ai vendim është i drejtë. Jam duke u përpjekur për t’u përmirësuar dhe dua që ky sezon të jetë më i mirë për mua”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: