
Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.
Varheyli tha se tani Shqipëria është gati për një hap të tillë.
Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka.
“Sot në mëngjes me Ministrin e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e IGC-së së parë gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”- tha Varheyli.
Ministrja e Jashtme shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me homologun e saj italian Luigi di Maio.
Më pas do të marrë pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
This morning with 🇦🇱MFA @xhacka_olta we underscored that Albania fulfilled all the Council conditions. Now 🇦🇱 is ready to officially open accession negotiations. We support to hold the first IGC during the French Presidency of the Council. pic.twitter.com/p2N5ugewlU
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 16, 2022