Varianti “Mu” edhe në Zvicër, ky është numri i të infektuarve

Varianti “Mu” edhe në Zvicër, ky është numri i të infektuarve

Organizata Botërore e Shëndetit shtoi një tjetër variant të COVID-19 në listën e saj të varianteve. Të hënën, OBSH tha se tani po monitoron zhvillimin e variantit “Mu”.

Varianti Mu, i njohur zyrtarisht si B.1.621, u zbulua për herë të parë në janar në kombin e Amerikës së Jugut, Kolumbinë.

Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër.

Ky shtet ka raportuar 34 raste me këtë variant.

Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

Shpërndaje në: