Varianti Omicron: Nesër dërgohen 30 mostra nga Kosova në Gjermani

Varianti Omicron: Nesër dërgohen 30 mostra nga Kosova në Gjermani

Drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), Xhevat Jakupi, ka konfirmuar se nesër do të dërgohen disa mostra në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të COVID-19, të quajtur Omicron.

Ai tha se deri nesër pritet të mblidhen mbi 30 mostra për testim që të dërgohen në këtë shtet evropian.

Ndërkaq, sa i përket se kur do të dalin rezultatet e këtyre mostrave, Jakupi tha se pas 10 ditësh.

“Nesër do të dërgohen mbi 30 mostra në Gjermani. Mostrat dërgohen atje dhe analizat cilindo variant e detektojnë“, deklaroi ai.

Shpërndaje në: