Varlehyi reagon pas aksidentit në Bullgari: Lajm i tmerrshëm

Varlehyi reagon pas aksidentit në Bullgari: Lajm i tmerrshëm

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varlehyi, reagoi pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.

Një autobus u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe ishte fatal për shumicën e udhëtarëve, që sipas raportimeve të para të mediave maqedonase dhe bullgare, kanë qenë turistë nga Maqedonia e Veriut.

Varlehyi e cilësoi si një lajm të tmerrshëm duke ngushëlluar familjarët për humbjen e më të dashurve.

“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Oliver Varlehyi në Twitter.

Shpërndaje në: