Vasfije Krasniqi-Goodman mbjell pemë në kujtim te viktimave të dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi-Goodman mbjell pemë në kujtim te viktimave të dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi-Goodman ka mbjellë sot një pemë në shenjë kujtimi për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë.

Ajo këtë pemë e mbolli në parkun “Heroinat” duke nominuar që një gjë të tillë ta bëjnë kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kryetarja e Komisionit për Njohje dhe Verifikim të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj, Ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, dhe Kadire Tahirajn nga QPDG.

“Në kujtim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhunes sexuale gjatë luftes në Kosov, ne mbjellem një pemë në Parkun Heroinat. Unë shpresoj se forca dhe guximi ynë te rritet sikur qe rritet kjo pemë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.

Shpërndaje në: