Vashat e Kosovës fitojnë ndaj Maqedonisë së Veriut

Vashat e Kosovës fitojnë ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 4:0.

Pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë në Shkup (1:3), dardanet kësaj radhe në “Fadil Vokrri” ishin dukshëm të mira në çdo aspekt.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e dytë, me golin e Valentina Metajt. Dy golat e tjerë i shënoi Erëleta Memeti (59’, 74’), ndërsa fitoren bindëse e vulosi Blerta Shala tre minuta para përfundimit të ndeshjes.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ta parë formën e lojtareve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese

Shpërndaje në: