Vashat e Kosovës luajnë sot ndaj Shqipërisë – kërkohet përkrahje për to

Vashat e Kosovës luajnë sot ndaj Shqipërisë – kërkohet përkrahje për to

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave luan sot përballë Shqipërisë.

Vashat Dardane do të përballen me kombëtaren e Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2:1 ndaj Polonisë dhe aktualisht ka pozitën e katërt në grup, me katër pikë të grumbulluara.

Kaq pikë ka edhe Shqipëria, kundërshtarja e sotme, që ndodhet në një pozitë më poshtë sesa Kosova.

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me fillim nga ora 16:00. Prezenca e tifozëve në stadium është një nga kërkesat e selektores së Kosovës, pas ndeshjes ndaj Polonisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: