Vatikani: Jemi të sigurtë se Papa Françesku nuk ia bëri ‘like’ modeles braziliane

Periskopi.com Lajme

Vatikani ka thënë është duke e hetuar llogarinë zyrtare të Instagramit të Papës pasi kjo e fundit i bëri “like” një modeleje braziliane që pozonte në mënyrë provokuese.

Është e paqartë kur kjo llogari “e pëlqeu” imazhin e Natalia Garibottos, që ishte e veshur provokativisht me një uniformë shkolle.

Mediat fillimisht nisën të raportonin për këtë pëlqim të premten e kaluar, para se imazhi të bëhej “unlike” nga platforma, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Vatikani po heton se si ka ndodhur një gjë e tillë, por e mohojnë se kjo ka ardhur nga Papë Françesku.

“Mund ta përjashtojmë se “like”-u erdhi nga Papa Françesku, dhe po kërkojmë shpjegime nga Instagrami,” tha një zëdhënës i Vatikanit për the Guardian.

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram ka rreth 7,4 milionë ndjekës.

Burime të afërta me Vatikanin thonë se llogaritë e papës “menaxhohen nga një ekip punëtorësh”. /Periskopi

Shpërndaje në: