Vazhdojnë aktivitetet e policisë për ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19

Vazhdojnë aktivitetet e policisë për ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19

Policia, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar aktivitetet e tyre me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë hasur në disa parregullsi.

Drejtoria rajonale e policisë, patrullat e trafikut rajonal në Gjilan në implementim të planit operativ, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, gjatë periudhës kohore 21-23.01.2022, kanë gjetur parregullsi në komunikacion si dhe në moszbatimin e masave anticovid-19.

Ku për shkeljet dhe veprimet ndaj shkelësve të ligjit janë ndërmarrë këto masa ligjore:

Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar:134

Mosrespektimi i këmbësorëve: 1

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer:3

Rripi i sigurisë: 21

Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit:1

Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit:6

Kyçja e  parregullt në rrugën kryesore: 3

Mosrespektim i urdhrit të policit: 3

Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues:6

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 3

Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit:11

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor:113

Total: 305  gjoba

Shpërndaje në: