Vazhdojnë dorëheqjet në Qeverinë britanike: 16 deri më tani

Vazhdojnë dorëheqjet në Qeverinë britanike: 16 deri më tani

Kanë vazhduar edhe sot dorëheqjet në kabinetin qeveritar të kryeministrit britanik, Boris Johnson, shkruan Sky News.

Pas dorëheqjes së Sekretarit të Shëndetësisë, Sajid Javid dhe Ministrit të Financave, Rishi Sunak, me vendimin e tyre që u bë publik të martën, edhe të mërkurën kanë vazhduar dorëheqjet e figurave të larta nga Qeveria britanike, ku deri më tani numërohen 16 dorëheqje.

Në mesin tyre janë: John Glen, Sekretar i Thesarit, Robin Walker, Ministër i Edukimit, Victoria Atkins, Ministre e Drejtësisë, e shumë figura të tjera që kanë shprehur pakënaqësinë me lidershipin e Boris Johnson.

Johnson është akuzuar se ai nuk arriti të sqaronte një ligjvënës i cili u emërua në një pozicion të lartë pavarësisht pretendimeve për sjellje të pahijshme seksuale. /Periskopi/

Shpërndaje në: