Vazhdojnë ironitë me vizitën e Kurtit në SHBA, Zogaj: Sorollatje e keqe e një kryeministri

Vazhdojnë ironitë me vizitën e Kurtit në SHBA, Zogaj: Sorollatje e keqe e një kryeministri

Analisti Petrit Zogaj, ka ironizuar me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në ShBA.

Zogaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se Kurti po e lë Amerikën pa e taku asnjë anëtar të kabinetit të presidentit Biden.

Sipas tij, kjo vizitë ishte një sorollatje e keq e një kryeministri.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministri i Kosoves po e le Ameriken, nga vizita e tij 16 ditore pa e taku asnje anetar te kabinetit te presidentit Biden. Asnje. Zero.
Nuk e priten as ne departamentin e shtetit, ku ka te caktuar nje te derguar special per Ballkanin.
Nuk e priten as ne departamentin e mbrojtjes, ku kane trupa ne Kosove, e ku kemi nje grup punues per anetaresim ne NATO dhe ku po kerkojme qe US te kete nje baze te perhershme te trupave ne Kosove.
Nuk e priten as ne departamentin e energjise, ku megjjthate Kosova mori 200 milion dollar nga MCC.
Nuk u taku as me Speaker-ne e Dhomes se Perfaqesueseve e as me liderin ne Senat.
Kjo ishte nje sorollatje e keq e nje kryeministri, e per te cilen sigurisht qe KM do ta quan te suksesshem.

Shpërndaje në: