Vazhdojnë luftimet për qytetin kyç lindor, Rusia thotë se e ka “nën kontroll”, Ukraina e demanton

Vazhdojnë luftimet për qytetin kyç lindor, Rusia thotë se e ka “nën kontroll”, Ukraina e demanton

Luftimet për ta pushtuar qytetin lindor Sievierodonetsk kanë vazhduar edhe të martën.

Trupat ruse dhe ato ukrainase u përballën në një betejë për qytetin kyq në marrjen në kontrollit të rajonit lindor të Donbasit.

Rusia ka pretenduar se e ka marrë nën kontroll këtë qytet.

Por janë demantuar nga autoritetet e Ukrainës, të cilët thanë se e kanë në kontroll qytetin, raporton Euronews, transmeton Express.

E për ta përballur sulmin rus, Ukraina po kërkon më tepër armë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania janë zotuar që do ta furnizojnë Ukrainën me armë të avancuara.

Shpërndaje në: