Vazhdojnë masat nga Kina kundër ShBA-së: Largohet nga dialogu për klimë

Vazhdojnë masat nga Kina kundër ShBA-së: Largohet nga dialogu për klimë

Kina ka njoftuar se është duke pezulluar dialogun me Shtetet e Bashkuara në disa segmente si përgjigje ndaj vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Pekini ka thënë se do të pezullojë bisedimet ShBA-Kinë në ndryshimet klimatike, çështjet ushtarake dhe nismat anti-drogë.

Vendimi vie pas raportimeve se Kina ka sanksionuar Pelosin pas vizitës në ishull, të cilin ata e quajnë si “thyerje të politikës një-Kinë, dhe që ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin e Gjirit të Tajvanit”. /Periskopi/

Shpërndaje në: