Vazhdojnë përplasjet Tahiri – Murati: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë

Vazhdojnë përplasjet Tahiri – Murati: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë

Abelard Tahiri i PDK-së i është përgjigjur ministrit Murati pasi ky i fundit i kërkoi dorëheqjen nga pozita e deputetit, shkak i një basti për Fondin e Sigurisë. Tahiri paraprakisht kishte thënë se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro” në Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit.

Tahiri e ka quajtur spekulant dhe manipulues të madh ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Ministër. ministër të Financave, Republika e Kosovës që prej themelimit të saj, që nuk flet për numra por flet me spekulime, kurrë nuk ka pasur deri në rastin tënd. Spekulant dhe manipulues më të madh sesa ti ministër të Financave kurrë s’kemi pasë”, tha ai.

Pasi Murati nuk tregoi se sa para janë mbledhur deri më tani për Fondin e Sigurisë, Tahiri insistoi që ministri të tregoi.

“Dil dhe thuaj që janë 2 milionë e 100 mijë euro. Sepse s’janë. ti e di saktë se sa janë në Bankën Qendrore”, tha ai.

​Tahiri vë bast postin e deputetit nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë

Ministri Murati kërkon dorëheqjen e Abelard Tahirit nga posti i deputetit, kjo është arsyeja

Shpërndaje në: