Vazhdojnë protestat kundër “Prontos”
Grupi i qytetarëve të pakënqaur “#Protestoj”, kanë njoftuar se sot, duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mbahet protesta e radhës kundër skandalit të përgjimeve, keqqeverisjes, korrupsionit e krimit të institucional.
“Skandalet e përgjimeve, keqqeverisja dhe korrupsioni dëshmojnë se gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të tij të ndershëm. Rrenave për liberalizim vizash e shtet të së drejtës duhet t’ju vie fundi.
Për të tetën herë vazhdon protesta:
– kundër izolimit
– kundër mendësisë “Pronto”
– kundër korrupsionit dhe krimit institucional
– për dorëheqjen dhe hetimin penal të të përgjuarve
– për shkarkimin e të gjitha bordeve të ndërmarrjeve publike.
Bashkohuni protestës së radhës e cila do të zhvillohet të martën (13.09.2016) nga ora 17, në sheshin “Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftim.



