Vazhdojnë tërmetet, Rama mbledh krerët e bashkive dhe deputetët

Vazhdojnë tërmetet, Rama mbledh krerët e bashkive dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë në orën 11:00 krerët e bashkive dhe deputetët.

Mbledhja e tyre e menjëhershme vjen pas tërmetit 5.8 ballë, që tronditi vendin pasditen e djeshme dhe  që pasoi  me dhjetëra lëkundje të tjera.

Faktin e mbledhjes së sotme e paralajmëroi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në mesnatë edhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Nesër do të kemi një takim me kryetarët e bashkive dhe me deputetët, sepse ka edhe një aspekt tjetër që nuk figuron në raporte. Është nevoja e njerzëve në ato pika ku ëshëtë ndjerë më shumë kjo goditje për të pasur afër njerëz që dinë ti qetësojnë me argumente për goditjet, por edhe për ti lehtësuar atë barrën e stresit, që nuk ikën kollaj”,- u shpreh ai ndër të tjera.

 

Shpërndaje në: