Vazhdon ‘agjërimi’ i Juventus, ‘Zonja e vjetër’ përmbyset në Napoli

Vazhdon ‘agjërimi’ i Juventus, ‘Zonja e vjetër’ përmbyset në Napoli

Juventus akoma nuk ka gjetur fitoren e parë këtë edicion në Serie A. Napoli vazhdon startin perfekt.

Skuadra e Massimiliano Allegri ka dështuar të marrë fitore edhe në xhiron e tretë të Serie A, ku u mposht 2:1 nga Napoli, shkruan Periskopi.

Skuadra e Juves kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 10’ Alvaro Morata dërgoi topin në rrjetë, por këtë epërsi nuk e ruajtën dot.

Napoli reagoi në pjesën e dytë të takimit. Goli i barazimit erdhi me anë të Politano, i cili tundi rrjetën në minutën e 57’.

Napolitanët kompletuan përmbysjen dhe morën fitoren me anë të golit të minutës së 85′, që erdhi nga Kalidou Koulibaly.

Për Napolin kjo është fitorja e tretë në tri ndeshje dhe tani ka nëntë pikë, kurse Juventus mbetet me një pikë dhe me merr humbjen e dytë të sezonit, anash një humbjeje. /Periskopi/

Shpërndaje në: